Burime nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë treguar për Top Channel përbërjen e re të qeverisë së Kosovës, më saktësisht emrat e ministrave që vijnë nga radhët e PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Hajredin Kuqi do të vazhdojë të mbajë postin e zëvëndëskryeministrit të Kosovës, por do të drejtojë edhe Ministrinë e Drejtësisë.

Bajram Rexhepi do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa Vlora Çitaku, e cila gjatë mandatit të kaluar ishte zëvëndësministre e Punëve të Jashtme, tashmë, do ta drejtojë vetë këtë dikaster.

Ramë Buja do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilën deri më tani e drejtonte Enver Hoxhaj, pasi që ky i fundit do të jetë Ministër i Integrimit Evropian.

Kurse, në vend të Fatmir Limajt, i cili drejtonte Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, do të emërohet Fehmi Mujota, që drejtonte Ministrinë e FSK-së.

Zëdhënësi i deritanishëm i qeverisë, Memli Krasniqit, i është besuar posti i kreut të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ndërsa Blerand Stavileci do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA