Do të mbahet sot, në orën 15:00 seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për presidentin dhe qeverinë e re.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka saktësuar se kryesia ka miratuar kërkesën e bërë dje nga PDK.
Ndërkohë, Krasniqi nuk është prononcuar për pyetjen nëse ai do të votojë për Behxhet Pacollin si president të Kosovës. “Të gjithë e dinë qëndrimin tim lidhur me këtë cështje”, ka deklaruar Krasniqi.
I pyetur nëse kreu i AKR-së plotëson kushtet për të qenë president duke qenë se është shtetas zviceran, Krasniqi është përgjigjur:
“Një gjë të tillë do ta verifikojë komisioni për mandate dhe imunitete i Kuvendit të Kosovës dhe ai do të dalë me një qëndrim”.
Top Channel