Bashkimi Evropian ka zgjatur deri më 30 prill të këtij viti mandatin e përfaqësuesit të tij në Kosovë, Piter Feith.

Shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare i skadonte afati në fund të shkurtit, por zgjatja e mandatit të tij u diskutua gjerë në mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare.

Arsyetimi për zgjatjen e mandatit ka qenë se BE-së i duhet kohë të mendohet mbi mënyrën e përfaqësimit në të ardhmen në Prishtinë.

Për rrjedhojë, vazhdimi i mandatit të Faith do të shërbejë për të shqyrtuar krijimin e shërbimit diplomatik të BE-së në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA