Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi krizën në Libi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon, i cili ka deklaruar se ka biseduar me liderin libik Muammar Gaddafi dhe se i ka bërë atij thirrje për maturi.
“E ftova të respektojë plotësisht të drejtat e njeriut, lirinë e tubimeve dhe atë të fjalës”, ka deklaruar Ki Moon, duke saktësuar se biseda me kolonelin zgjati 40 minuta.
Nga ana e tij Gaddafi, përmes një fjalimi televiziv, ka hedhur poshtë zërat se është larguar nga Tripoli për në Venezuelë.
Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar nga qeveria në Libi, e cila përdori dje edhe avionët luftarakë për të goditur protestuesit, thuhet se kanë humbur jetën mbi 200 persona.
Top Channel