Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, komentoi me doza ironie vendimin e UEFA-s për t’a pezulluar me katër javë, për gjestet e tij në ndeshjen me Tottenhamin.
Pezullimi shkon në pesë ndeshje, për shkak të kartonit të verdhë që kapiteni morri në atë takim. Gattuso u përfshi në një zënkë verbale dhe fizike me ndihmëstrajnerin e Spërsave dhe ai deklaroi:
”E di që nuk bëra një veprim të mirë, por për mua respekti është i rëndësishëm. Më dhanë pesë javë dënim, mungonte vetëm që të më fusnin në burg”.
Duke folur për “Le Iene”, një program i “Italia 1”, Gattuso konfirmoi se nuk do të shoqërojë skuadrën në Londër. “Më këshilluan që ishte më mirë të qëndroja, për të mos nxehur gjakrat. Nga ana tjetër, Tottenhami ka një stadium prej 37 mijë vendesh dhe sikur të gjithë të më jepnin nga një shpullë, imagjinoni…”.
Gattuso shpjegoi edhe përse veproi ashtu. “Bërtiste dhe shante. Në këto vite, gjithmonë kam luajtur ashpër, por asnjëherë nuk kam dëmtuar njeri. Pas ndeshjesh shkova tek ai dhe me një gjest sfidues, Jordan (ndihmëstrajneri i Spërsave) hoqi syzet dhe më thonte “fuck fuck” (sharje e rëndë në anglisht)”.
Në fund, veterani komentoi edhe ironinë brenda në skuadër. “Më ngarkuan që të kujdesessha për Cassano-n, por tani është ky i fundit që argëtohet duke më thënë se i dhashë një mësim shumë të bukur se si duhet të sillet”.
Top Channel