Egjipt, “asnjë post për Suleimanâ€
22/02/2011 02:30
Tre gjeneralët egjiptianë që përbëjnë Këshillin Suprem të Ushtrisë, deklaruan se ish-zv/presidenti, Suleiman nuk do të mbajë asnjë post në qeverinë e ardhshme në vend.
Ish shefi i shërbimeve sekrete egjitpiane, i emëruar zv/president nga Hosni Mubarak pak ditë para largimit nuk do të mbajë asnjë rol në të ardhmen e Egjiptit.
Deklarata e gjeneralëve u bë për televizionet egjiptiane. Ata thanë gjithashtu se qeveria aktuale në vend nuk do të luajë asnjë rol në organizimin e zgjedhjeve të muajit shtator.
Top Channel