Kryeministri Sali Berisha, duke folur në inaugurimin e qendrës së informimit të BE-së në Shkodër, ka deklaruar se shqiptarët janë populli më evropian.
“Jemi kombi i vetëm që mbështesim 95 për qind integrimin në BE. 5 për qind të tjerët janë flakëhedhësit”, ka pohuar Berisha.
Duke folur për zgjedhjet, kryeministri ka vlerësuar se Shkodra është shembulli më i mirë i zgjedhjeve të sakta.
Ai ka përfituar nga rasti për të kërkuar një pjesëmarrje sa më masive në procesin elektoral të tetë majit. “Në 8 maj kemi një provë të madhe, ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në votime”, është shprehur Berisha.
Më tej kreu i qeverisë ka hedhur sërish akuza ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për ngjarjet e 21 janarit, të cilat sipas tij do të hetohen deri në fund.
“Krerët e opozitës rrethuan kryeministrinë. Për 21 janarin do të bëhet një hetim i plotë që do të zbardhë gjithcka”, ka shtuar Berisha.
Top Channel