Ballkani, BE diskuton cështjen e vizave
22/02/2011 10:35
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë ditën e enjte mbi cështjen e liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit.
Takimi në fjalë do të zhvillohet me kërkesë të Francës dhe Holandës, vende të cilat kanë kërkuar vendosjen e mekanizmave për ndërprerjen e liberalizimit të vizave për vendet që nuk respektojnë kushtet.
Pritet që ministrat të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së klauzolave specifike për rivendosjen e regjimit të vizave nëse do të jetë e nevojshme.
Kërkesa në fjalë ka ardhur për shkak të fluksit të qytetarëve të vendeve të Ballkanit, kryesisht nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët kanë keqpërdorur heqjen e vizave për të kërkuar azil në vendet e BE-së.
Top Channel