Anijet iraniane hynë në Kanalin e Suezit

22/02/2011 08:55

Dy anijet luftarake iraniane kanë hyrë në Kanalin e Suezit për të bërë një kalim në detin Mesdhe.

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se anijet janë drejtuar për në Siri në kuadër të një misioni stërvitor, gjë që është cilësuar si “provokim” nga Izraeli.

“Anijet hynë në kanal në orën 05:45”, kanë deklaruar autoritetet që mbikëqyrin Kanalin e Suezit.

Kjo është hera e parë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 që anijet luftarake iraniane kalojnë përmes këtij kanali.

Irani ka deklaruar se dy mjetet lundruese nuk kanë pajisje luftarake, materiale bërthamore apo kimike në bord, citohet ministria egjiptiane e Mbrojtjes. Anijet e përfshira janë fregata “Alvand” dhe anija furnizuese “Kharg”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA