21 janari, PD akuzon sërish prokurorinë

22/02/2011 14:55

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot prokuroren e përgjithshme për përfshirje në grushtin e shtetit të 21 janarit.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se fakti që prokuroria në hetim nuk ka përfshirë organizatorët vërteton hipotezën e qeverisë.

“Kaloi mbi një muaj nga grushti i shtetit dhe asnjë përgjegjës nuk është thirrur për hetime. Po vërtetohet implikimi i prokurorisë. Prokuroria mori përsipër të shpëtojë organizatorët”, ka pohuar Alibeaj.

Deputeti demokrat ka shtuar më tej se nga ana e saj, mazhoranca është e gatshmë të vendosë në dispozicion të hetimeve të gjitha mjetet ligjore për të bërë drejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA