Lajmi i fundit
Lajm i fundit/ Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç
Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme serbe, Radojçiç mbahet në paraburgim
Kosova ende nuk ka kërkuar ekstradimin
Mediat serbe shkruajnë se Milan Radojçiç, është ndaluar për 48 orë i akuzuar si organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të shtëna në aeroportin e Milanos

21/02/2011 11:55

Një person mbeti i plagosur në këmbë në aeroportin e Malpensës, në Milano, pasi një polic e qëlloi pak më parë me armën e tij të shërbimit. UPDATE

Sipas rrjetit Mediaset, përplasja me armë ndodhi në Terminalin e Parë të Malpensës, pasi një emigrant shpërtheu me makinë xhamat e jashtëm në hyrjen e aeroportit.

Autori i ngjarjes ishte një emigrant tunizian, i pajisur me një thikë, që dëshironte të ndalonte me çdo kusht gruan që të mos nisej. Besohet se çifti kishte patur një zënkë dhe bashkëshortja dëshironte të kthehej në vendin e saj.

Në makinën e përplasur në hyrjen e aeroportit, ishin edhe dy fëmijët e emigrantit. Policia, e gjendur në befasi, qëlloi mbi tunizianin, duke e plagosur në këmbë.

Ai u dërgua në spital i shoqëruar nga policia, ndërsa nga frika e një atentati, në minutat e para pas ngjarjes, pasagjerët në zonën e check-in u evakuan e fluturimet u ndërprenë.

Aktualisht, Malpensa vazhdon të jetë e bllokuar, por aeroporti pritet të rinisë brenda minutave në vazhdim shërbimin.

Top Channel