Sudan, presidenti nuk do të rikandidojë

21/02/2011 09:25

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kur mandati i tij aktual të përfundojë në 2015-n.

Sipas partisë drejtuese në vend, e cila informoi ngjarjen nëpërmejt një komunikate, lëvizja është pjesë e një pakete reformash që synojnë demokratizimin e vendit.

67-vjeçari Bashir drejton vendin që prej vitit 1989, kur u ngjit në pushtet nëpërmjet një grushti shteti. Ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, për akuzat e krimeve të luftës dhe genocidit në zonën e Darfurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA