70.000 vetë u grumbulluan në rrugët e Uiskonsinit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një tubim-protestë kundër planeve të administratës për shkurtime në buxhet.
Në ditën e pestë të protestave të këtij lloji, kundërshtarët e guverantorit republikan, Scott Walker, ishin dukshëm më të shumtë në numër sesa mbështetesit e projektligjit, që parashikon reduktim të pagës dhe përfitimeve të tjera për punonjësit e sektorit publik.
Pavarësisht thirrjeve që përcillnin zemërim, tubimet kanë qenë qene paqësore. Mbështetësit e sindikatave në kryeqytetin Madison errësuan marshimin pro-Walkerit, të organizuar nga grupi konservator “Tea Party Patriots” (Partia e Patriorëve të Çajit).
Një nga protestuesit kundër guvernatorit mbante një tabele, ku fotoja e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, ishte ngjitur me atë të Walkerit, i cili i refuzon negocitat me sindikalistet.
Uiskonsini përballet me një defiçiti buxhetor prej 3,6 miliardë dollaresh dhe projetkligji i ri duhet të kursejë në dy vitet pasardhëse, të paktën 300 milionë dollarë.
Guvernatori Walker këmbëngul se ka mbështetjen e votuesve të këtij shteti, me arsyetimin se projektligji është i nevojshëm për të shmangur shkurtimin e vendeve të punës.
Top Channel