Mubarak, Egjipti kërkon ngrirjen e pasurive

21/02/2011 21:25

Kryeprokurori i Egjiptit ka kërkuar ngrirjen e aseteve të huaja të Hosni Mubarak, 10 ditë pasi presidenti lëshoi pushtetin për shkak të protestave masive.

Prokurori i përgjithshëm Abdel Magid Mahmud ka kërkuar nga ministri i Jashtëm egjiptian që të kontaktojë vendet e tjera lidhur me këtë cështje.

Ai tha se ngrirja e pasurive do të aplikohet ndaj zotit Mubarak, bashkëshortes së tij, dy djemve dhe dy nuseve të tij.

Mubarak mendohet se ka ngritur një pasuri marramendëse gjatë qëndrimit pothuajse 30-vjecar në pushtet.

Shumë protestues dhe aktivistë kundër korrupsionit kanë bërë presion tek prokurorët që të hapin një hetim mbi pasuritë e familjes Mubarak, që dyshohet se arrijnë në 70 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Mubarak mohoi lajmet se pasuria e ish-presidentit është rritur gjatë kohës së qëndrimit të tij në detyrë.

Top Channel