Montella shndërrohet në trajnerin e Romës

21/02/2011 13:45

Ish-futbollisti i Romës, Vincenco Montella, u konfirmua pak më parë si pasardhësi i Claudio Ranieri-t, në stolin e kryeqytetasve italianë.

Bordi drejtues i klubit, i udhëhequr nga presidentja Rosella Sensi, u takua me futbollistët dhe Ranieri-n në mëngjes. Ky i fundit, u largua nga selia e klubit rreth orës 11, i buzëqeshur në makinën e tij.

Pak më vonë, u bë zyrtar fakti se klubi është marrë në dorë nga 36-vjeçari Montella, në përvojën e tij të parë si trajner. Bisedimet mes klubit dhe ish-sulmuesit verdhekuq u mbyllën në mënyrë të rrufeshme, pasi ekzistonte një vullnet i përbashkët për të nënshkruar.

Nesër do të vijë prezantimi zyrtar i Montella-s, i cili do të përgatitet t’i përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ndërkohë, trajnerë të rëndësishëm italianë, si Mazzone apo drejtuesi i kombëtares, Cesare Prandelli, i dolën në mbrojtje vendimit të Ranieri-t, duke e konsideruar dorëheqjen e tij si veprim të një njeri të madh dhe me shumë dinjitet.

Top Channel