Kuvendi ka miratuar një ligj që përjashton emigrantët e kthyer nga taksat doganore jo vetëm për mjetet personale, por edhe makineritë dhe pajisjet që ata sjellin për qëllime biznesi.
Ligji, i cili i është imponuar qeverisë shqiptare nga Bashkimi Europian, ka për qëllim të lehtësoje integrimin e shtetasve të rikthyer nga emigracioni duke parashikuar një sërë lehtësirash për ta.
“Është parashikuar që kjo kategori të përfitojë shërbime për fëmijët, që kanë si qëllim kurse dhe kurrikula për njohjen e gjuhës shqipe. Ndërsa për emigrantë të tjerë që kthehen të kenë mjetet nevojë të jetësës, duke ofruar këto shërbime si konsulencë për investime, kredi për strehim, etj”, ka deklaruar Albana Shtylla nga Ministria e Punës.
Opozita e përkrhau parimisht ligjin, por deputetët e saj në Kuvend thanë se qeveria po e miraton atë vetëm formalisht, pa parashikuar asnjë efekt financiar.
“Ai obligon qeverinë që të marrë shumë përsipër për të kthyer emigrantët, por praktikisht institucionet ndodhen pa fonde. Si mund të mbushen nevojat e atyre që kthehen nga jashtë kur s’ka fonde?”, është shprehur Et’hem Ruka, kryetar i komisionit të punës.
Me liberalizimin e vizave Bashkimi Europian i kërkoi qeverisë shqiptare që të krijojë me ligj disa lehtësira të posacme për kategorinë e shtetasve të rikthyer nga emigracioni, qofshin këta vullnetarisht apo të rikthyer me detyrim.
Top Channel