Marok, 5 të vdekur pas protestave

21/02/2011 21:50

Pesë trupa të djegur janë gjetur në një bankë të cilës i ishte vënë flaka gjatë protestave anti-qeveri të ditës së diel në Marok.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taib Cherkaoui, i cili ka deklaruar se trupat u zbuluan në qytetin verior Al Hoceima.

Sipas tij, protestat në Al Hoceima dhe qytete të tjera ishin paqësore, por pas tyre u regjistruan një seri aktesh vandale.

Protestuesit kërkuan gjatë ditës së djeshme që mbreti Mohammed VI të dorëhiqet nga pushteti.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një konfirmim të numrit të vdekjeve në Al Hoceima dhe rrethanat e vdekjes së pesë personave janë të paqarta.

Top Channel