Libia, “Gazprom”: Të shikojmë furnizimet

21/02/2011 18:45

Trazirat në Afrikën e Veriut kërkojnë një analizë të re të besueshmërisë së furnizimeve me energji ndaj Bashkimit Evropian.

Deklarata është bërë nga administratori i kolosit rus të gazit, “Gazprom”, Alexei Miller në një konventë të mbajtur në Moskë.

“Sic po e shohim, cmimi i naftës në treg është një tregues objektiv i asaj të cilës do t’i jemi dëshmitar në këtë rajon”, ka deklaruar Miller.

“Mendoj se kjo është një cështje që kërkon bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian”, është shprehur ai.

Top Channel