Libi, sulm ndaj selisë televizive në Tripoli

21/02/2011 10:30

Selia e një televizioni në Tripoli është plaçkitur dhe disa ndërtesa publike, mes të cilave një stacion policie, u është vënë zjarri.

Ndërkohë SHBA-të po vlerësojnë “të gjitha veprimet e përshtatshme” në përgjigje të shtypjes së dhunshme të manifestimeve në Libi.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka bërë apel “që të mos përdoret forca dhe të respektohet liritë themelore në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Top Channel