Kryeministri i Britanisë viziton Egjiptin

21/02/2011 14:00

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, mbërriti sot në Egjipt, duke u shndërruar në liderin e parë të huaj që viziton vendin, që prej largimit të Hosni Mubarak-ut.

Synimi i kësaj vizite është mbajtja e bisedimeve me zyrtarët e vendit që është tashmë nën drejtimin e ushtrisë.

Cameron e ka cilësuar këtë moment në historinë e kombit egjiptian si një moment të shkëlqyer për të vendosur demokracinë e shumëkërkuar në vendin me 84 milion banorë.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe rreziku i rritjes së militantizmit islamik në Egjipt. Cameron do të takohet me drejtuesin e Këshillit të Lartë Ushtarak, Mohamed Tantawi, me Kryeministrin Ahmed Shafiq dhe me lidera të opozitës, por jo me Vëllazërinë Muslimane.

Top Channel