Japoni, hetim për krimet e luftës

21/02/2011 09:05

Autoritetet japoneze kanë nisur gërmimet pranë një ish-shkolle mjekësore në Tokio, në përpjekje për të hedhur dritë mbi krimet e Luftës së Dytë Botërore.

Siç raportoi CNN, edhe pse autoritetet japoneze nuk kanë pranuar kurrë se në vend janë kryer eksperimente mjekësore mbi njerëz, hetimet u nisën pasi një ish-infermiere foli për herë të parë pas 60 vitesh.

88-vjeçarja tha pak kohë më parë se ajo dhe kolegët e saj ishin detyruar të varosnin me qindra trupa, pasi Japonia u dorëzua pa kushte, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Ata duhet të mbaronin këtë punë përpara se trupat amerikane të mbërrinin në vend. Viktimat ishin përdorur si kavie për injektimin e viruseve apo ishin lënë të vdisnin nga ngrirja, për të parë se sa mund të rezistonin në ato kushte.

Top Channel