Gjermania e rrezikuar nga zjarret në Belgjikë, autoritetet thirrje për evakuim qyteteve afër kufirit belg
Një sulm vetvrasës ndodhi disa orë më parë pranë një kampi të stërvitjes së rekrutëve të policëve, në veriun e Bagdadit, në Irak.
Si rrjedhojë e shpërthimit, 10 oficerë policie mbetën të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa në gjendje shumë të rëndë, prandaj bilanci i tragjedisë mund të përkeqësohet.
Lajmi u raportua prej burimeve lokale shëndetësore dhe policore. Ngjarja ndodhi në qytetin e Samarrës, i cili ndodhet 95 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.
Kjo ka qenë një periudhë e mbushur me sulme vetvrasëse në Irakun e përfshirë edhe nga protestat antiqeveritare, ku kërkohet më shumë siguri dhe kushte më të mira jetese.
36 persona që ktheheshin nga një ceremoni fetare shiite mbetën viktimë e një sulmi të ngjashëm përpara nëntë ditësh, në atë që ishte shpërthimi më i përgjakshëm në muajin shkurt. Një organizatë e lidhur me al-Qaeda ishte e lodhur me atë sulm.
Top Channel