Projektvendimi i mazhorancës për ndryshimin e rregullores ka kthyer Partinë Socialiste në komisionin e ligjeve pas një bojktoti disajavor.
Ky rikthim i opozitës ka shërbyer për të treguar dy qëndrime të kundërta për të dyja pikat e propozuara për ndryshim.
Spostimin e 60 minutëshit për cështje jashtë rendit të ditës nga fillimi në fund të seancës dhe shtesën e rregullores për kufizimin e imunitetit për akuzën e korrupsionit.
Në projektvendim demokratët parashikojnë që deputetët të firmosin një deklaratë vullnetare, ku autorizojnë prokurorën e përgjithshme të nisë procedimin penal ndaj tyre pa ndjekur procedurat aktuale të rregullores, si një lehtësim në punën e saj kundër korrupsionit, por socialistët e cilësuan këtë nismë si antikushteuese dhe demagogji politike.
“Parlamenti dhe deputetët të parët nuk fshihen prapa zhgunit të imunitetit, por i dalin ballëhapur cdo lloj nisme të prokurorisë. Jo vetëm kaq, por e ftojnë prokurorinë të luftojë korrupsionin pa asnjë lloj hezitimi, pa asnjë lloj frike. Shpesh herë kemi dëgjuar të thonë se, ‘kemi frikë nga që kanë imunitet’. Nuk duam imunitet, nuk keni pse të keni frikë. Pa asnjë lloj justifikimi, sepse ne kemi vullentin e plotë të lejojmë prokurorinë të kryejë detyrën e vet dhe të mos e pengojmë nëpërmjet zhgunës së imunitetit”, ka deklaruar kryetari i komisionit Ilir Rusmali.
“Po këtu ka një hile. Cila është hilja? Sepse ju e dini shumë mirë që për prokurorinë kjo është e pazbatueshme. Ju e dini shumë mirë që nëpërmjet kësaj procedure, kushdo që të ankohet nesër në gjykatë, apo deri në Strasburg, do të bëhet nul të gjitha veprimet për shkak të mungesës së këtij autorizimi. Dhe e zëmë se ky prokuror e filloi procedimin pa autorizmin e Kuendit. Kur të shkojë në gjykatë, ai deputet do të thotë: ‘me falni, por veprimet janë nul, sepse nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji’”, ka replikuar deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
Megjithëse demokratët thonë se Kushtetuta nuk përcakton formën e autorizimit që jep Kuvendi për prokurorinë, ajo ku bien dakort të dyja palët është se zgjidhja më e mirë për kufizimin e imunitetit është ndryshimi i Kushtetutës.
Por palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se, ose kanë bllokuar nismën prej disa vitesh, ose nuk kanë treguar vullent real për ta bërë këtë.
“Nuk e doni në këtë formë? E doni në formën e një amendamenti kushtetues? Bujrum! Bashkohemi ne me nismën tuaj. Por prej më shumë se dy vjetësh, teksti i amendamentit kushtetues rri në sirtar dhe është kycur në sirtar sepse kryetari i PS ka thënë se nuk është koha për këtë”, ka pohuar Rusmali.
“Nëse ju do të kishit në vullnet për të bërë një propzoim kushtetues, ju e kishit shansin kur u bënë ndryshimet kushteuese, e kishit shansin për t’u treguar luftëtarë të mëdhenj të antikorrupsionit në rrugë kushtetuese, por nuk e konkretizuar këtë kur ju dha mundësia”, është përgjigjur Xhafaj.
Ajo që propozuan socialistët në diskutimin në parim të projektvendimit ishte një reformë tjetër kushtetuese, por që të jetë efikase duhet të shkojë paralelisht me dhënien fund të sulmeve ndaj prokurores së përgjithshme.
Por nga demokratët, të cilët besojnë se kryeprokurorja nuk ka vullnet të luftojë kurrupsionin nga të gjitha palët, duket se qëndrimi është i pandrysheueshëm.
“Një reformë kushtetuese, e cila do të përfshinte ndër të tjera edhe kufizimin e imunitetit, jo vetëm për deputetët, por për të gjithë funksionarët shtetërorë që e gëzojnë këtë cilësi dhe së dyti ajo që është e rëndësishme, pavarësia reale e gjyqësorit dhe e prokurorisë. Sepse mund ta heqësh dhe imunitetin, mund t’i japësh edhe autorizim, por ta sulmosh nga mëngjesi në darkë prokruorinë dhe gjyaktën, nuk ke bërë asgjë tjetër vetëm se ke frenuar të vërtetën”, ka thënë Xhafaj.
“Kam bindjen se kjo histori do të mbarojë me faktin se pas pak kohësh prokuroren e përgjithshme do ta kemi në Parlament, kolege në rradhët e Partisë Socialiste. Por kjo nuk përbën problem. Hajde t’i themi zonjës që është sot në krye të prokurorisë: ne nuk të pengojmë. Nëse vërtet do që të luftosh korrupsionin, luftoje. Ne nuk i njohim vetes imunitete. Ata që i njohin, le ta mbajnë”, ka deklaruar menjëherë pas tij deputeti demokrat Genti Strazimiri.
Me këto deklarata nga të dyja palët ka pak gjasa që të martën, kur ta diskutojë nen për nen projektvendimin, demokratët dhe socialistët në komisionin e ligjeve të arrijnë në ndonjë draft konsensual dhe duket se po kaq të ndarë do të shkojnë të enjten në Parlament për të dhënë votën e tyre.
Top Channel