Gjermani, Merkel humb Hamburgun

21/02/2011 08:25

Projektimet e para të zgjedhjeve në Hamburg konfirmuan mbrëmjen e djeshme të dhënat e exit poll-eve, me socialdemokratët (SPD) në 49,4% dhe CDU të kancelares gjermane Merkel në 21,4% (ndaj 20% të exit poll).

Kryebashkiaku i qytetit, Christoph Ahlhaus, e cilësoi si një ngjarje të trishtë për demokratët, që pas këtij rezultati, do të humbin tre vende në Dhomën e Lartë të Bundestag-ut.

Përveçse për Kryeministren Merkel do të bëhet më e vështirë që të kalojë ligje të reja, ky rezultat përbën një mesazh të qartë se rizgjedhja në 2013-n do të jetë shumë e vështirë.

Sipas ekspertëve, pavarësishts e në këtë votim ka edhe arsye rajonale, partia në pushtet është duke vuajtur pasojat e krizës ekonomike.

Pavarësisht se ekonomia gjermane është rikthyer në rritje, shumë persona kanë humbur punën apo kanë pësuar rënie page më parë, prandaj kjo ka rritur masën e njerëzve që kundërshtojnë mënyrën e qeverisjes.

Zgjedhje të pjesshme pritet të mbahen në muajin mars edhe në Baden-Vyrtemberg, krahinë që konsiderohet si një bastion i sigurt i demokratëve.

Top Channel