Gattuso, 5 ndeshje pezullim

21/02/2011 18:15

UEFA ka dënuar me 5 ndeshje pezullim mesfushorin e Milanit, Gennaro Gattuso, për sherrin pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve, Milan-Tottenham.

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s i ka dhënë 4 ndeshje pezullim Gattusos për zënkën me Joe Jordan, zëvendëstrajnerin e ekipit anglez, dhe 1 ndeshje për kartonin e tretë të verdhë në këtë edicion të turneut europian.

Milan ka vendosur për të mos apeluar këtë vendim.

Top Channel