Egjipt, rihapen muzeumet dhe vendet historike
21/02/2011 08:45
Egjipti ka rihapur shumë prej muzeumeve dhe vendeve historike, të cilat u mbyllën më parë, gjatë protestave masive të muajit janar.
Sipas BBC-së, duke nisur nga dita e sotme, turistët do të mund të vizitojnë Muzeun Kombëtar të Kajros, ku ndodhet edhe sarkofagu i artë i perandorit Tutankhamun.
Muzeu ndodhet në sheshin Tahrir, qendër e rebelimit dhe si rrjedhojë, një pjesë e veprave të tij të çmuara u dëmtuan apo u vodhën.
Sipas përllogatirjeve, 18 ditët e protestave i kushtuan vetëm industrisë së turizmit 800 milion dollarë dëme.
Top Channel