Egjipt, opozita përfshihet në qeveri

21/02/2011 10:55

Ndryshimet në kabinetin e përkohshëm qeverisës në Egjipt do të bëjnë që të përfshihen në qeveri edhe disa figura të opozitës.

Lajmin e raportoi gjatë mëngjesit “Associated Press”. Një lëvizje e tillë do të ishte e pamenduesshme vetëm pak ditë më parë, kur vendi drejtohej prej Hosni Mubarak-ut.

Megjithatë, Vëllazëria Muslimane, grupimi politik opozitar më i mirëorganizuar, nuk është ftuar për të marrë pjesë në kabinetin e ri qeverisës. Midis ndryshimeve, nuk përfshihen lëvizje në Ministritë e Mbrojtjes, të Jashtmen, tek Financat dhe e Brendshmja.

Felmarshalli Mohamed Hussein Tantawi, i cili drejton Këshillin Ushtarak që ka marrë në dorë fatet e vendit, është Ministrër i Mbrojtjes që prej 20 vitesh.

Vëllazëria Muslimane reagoi ashpër duke thënë se qeveria që do të formohet është një zgjatim i periudhës 30-vjeçare të Mubarak-ut, epokë në të cilën grupimi ishte i ndaluar të ndërmerrte çfarëdo lloj aktiviteti politik.

Midis partive opozitare, në kabinet do të jenë antarë të partisë së drejtuar nga Mohamed El-Baradei, Bashkimi Kombëtar për Ndryshim, nga partia liberale Wafq dhe nga grupimi opozitar i Tagammu-s.

Top Channel