Egjipt, 8 ministra të rinj në qeveri

21/02/2011 17:50

Tetë fytyra të reja, disa prej të cilëve anëtarë të opozitës, kanë hyrë në radhët e qeverisë egjiptiane të udhëhequr nga gjenerali Ahmed Shafiq.

Disa nga anëtarët e rinj kanë zëvendësuar ministrat e emëruar nga Hosni Mubarak para se të lëshonte pushtetin, ndërsa të tjerë kanë mbushur vendet vakante.

Nga ana tjetër, rezulton se eksponentë të shumtë të forcave të opozitës kanë refuzuar të hyjnë në qeveri.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në vend të zëvendëskryeministrit është thirrur docenti i jurisprudencës Yehia el Gamal.

Top Channel