Bashkia reagon ndaj akuzave të Berishës
21/02/2011 17:15
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj akuzave të bëra ndaj saj nga kryeministri Sali Berisha.
Përmes një deklarate për shtyp, bashkia ka ritheksuar se pavarësisht akuzave, Berisha nuk do të arrijë ta marrë pushtetin vendor të kryeqytetit.
“Berisha është i vetmi që shan pasi vret. Berisha është i papajtueshëm me kryeqytetin dhe qytetarët e tij. Berisha ka humbur dhe do humbasë sa herë të garojë. Berisha ka vrarë për të mbuluar dështimin dhe për këtë duhet të largohet”, thuhet në deklaratë.
Top Channel