Azerbajxhan, ushtari ekzekuton 7 rekrutë

21/02/2011 11:20

Një ushtar azerbajxhanas qëlloi me breshëri dhe vrau shtatë rekrutë, në një bazë të ndodhur në perëndimin e Republikës Kaukaziane.

Mbetet ende një mister arsyeja që fshihet pas ngjarjes së ndodhur gjatë mëngjesit të dielës.

Në një ngjarje tjetër të ngjashme që ndodhi në vitin 2010, dy ushtarë qëlluan dhe vranë katër oficerë.

Atëherë, stërvitja e ashpër dhe sjellja brutale e eprorëve u fajësua për ngjarjen.

Top Channel