Arrestohet grabitësi i tretë i bankës

21/02/2011 12:20

Policia e Durrësit mundi të arrestojë edhe autorin e tretë të grabitjes së ndodhur në 18 shkurt në një filial banke në këtë qytet.

Në pranga ka rënë shtetasi Luçiano Elezi, 37 vjeç me banim në Durrës.

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, qytet në të cilin personi në fjalë fshihej.

Ky shtetas, më datë 18 shkurt ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim.

Kjo pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasit Romeo Depallia e Dasho Jaupllari, kishin vjedhur me armë filialin e një banke në Durrës duke marrë një sasi të konsiderueshme parash e valute.

Gjatë kontolleve të ushtruara, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat prej 12 mijë eurosh, 4 mijë dollarë si dhe 200 mijë lekë.

Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje u bë edhe ndalimi i shtetasit Gentjan Taipi, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit te krimit, pasi dyshohet se pas ngjarjes ka ndihmuar shtetasin Luçiano Elezi, duke e strehuar atë në banesën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA