Afganistan, shpërthim kamikaz, viktima

21/02/2011 09:55

Një shpërthim kamikaz ka ndodhur në provincën afgane të Kunduzit ku një person ka sulmuar një grup personash që prisnin në radhë përpara një zyre për të tërhequr dokumentat e identifikimit.

Sipas zëdhënësit të administratës lokale, Mohammad Ayoub Haqyar, janë rreth 30 viktima.

Kamikazi është ngatërruar me turmën në lokalitetin e Emam Saheb dhe më pas është hedhur në erë.

Top Channel