Real Madrid, fitorja e radhës

20/02/2011 08:10

Reali i Madridit ka mundur 2-0 Levanten duke i ushtruar tashmë më nga afër presion Barcelonës e cila do të luajë sot me Atletikon e Bilbaos.

Në Bernabeu skuadra e Mourinjos vonon vetëm 7 minuta për të kaluar në avantazh me francezin Karim Benzema.

Levante nuk ka goditur për asnjë moment rrezikshëm portën e madrilenëve duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren. Brenda pjesës së parë galaktikët shënojnë edhe golin e dytë, këtë herë me një goditje të Karvaljos.

Niveli i kundërshtarit i dha mundësinë Mourinjos që të bëjë një turn over, duke lënë jashtë Ozil, Ksabi Alonson dhe Adebajor, për të marrë maksimumin në Champions përballë Lionit.

Tashmë e ka rradhën Barcelona për të zhvilluar ndeshjen e javës së 24-të të Primera Division, ku do të përballet me Bilbaon, për të çuar sërish në 5 pikë avantazhin ndaj vendit të dytë që mbetet i Real Madridit.

 

Top Channel