Protestat përshkallëzohen edhe në Jemen

20/02/2011 17:55

Përshkallëzohen protestat anti-qeveritare edhe në Jemen, vendi arab që dukej se protestat po veniteshin.

Qindra studentë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit vendas, Sana’a dhe mijëra qytetarë të tjerë kanë protestuar kundër presidentit Abdullah Saleh në qytetet Ibb dhe Taiz, ku raportohen edhe përplasje të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë.

Protestuesit dhe studentët, ashtu si herët e tjera, kërkuan largimin e presidentit Saleh, i cili ndodhet në krye të Jemenit që prej 32 vjetësh. Nga ana e tij, presidenti ka premtuar nisjen e reformave për demokratizimin e vendit.

Top Channel