Protestat, Libia kërcënon Europën

20/02/2011 18:25

Libia kërcënon Bashkimin Europian se do të ndërpresë cdo lloj bashkëpunimi për parandalimin e fluksit të emigrantëve.

“Në rast se Bashkimi Europian nuk do të ndalë mbështetjen e tij për revoltat në Afrikën e Veriut, e në vecanti në Libi, Tripoli do të ndërpresë cdo bashkëpunim me BE-në për parandalimin e fluksit të emigrantëve”, thuhet në një letër të autoriteteve të Libisë dërguar presidencës së radhës, Hungarisë.

Letra i është dorëzuar ambasadorit hungarez në Tripoli ditën e premte. Libia po përballet me protestat të dhunshme në disa qytete kryesore në vend. Ndërkohë, forcat e sigurisë kanë hapur zjarr duke vrarë të paktën 285 persona vetëm në qytetin e Bengasit, epiqendra e manifestimeve anti-Gedafi.

Top Channel