PD feston 20 Shkurtin
20/02/2011 12:00
Sot 20 vjet më parë, pikërisht në mesditë rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha, simboli i fundit i regjimit komunist.
Për kujtimin e kësaj dite, në sheshin “Nënë Tereza”, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe forume të tjera të ngjashme rinore organizojnë një miting festiv.
Fillimisht do të këndohen këngë nga artistë të njohur e më pas do ta marrë fjalën deputetja Rajmonda Bulku.
Pas kësaj do të vazhdohet me koncertin për ta mbyllur me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të artisë Demokratike, Sali Berisha.
Top Channel