Përmasat e protestave popullore kundër kolonel Gedafit në Libi sa vijnë e përshkallëzohen edhe më tej dhe vendi po shkon gjithnjë e më shumë drejt një lufte civile.
Pikërisht arma më e fortë e liderit të Libisë, ushtria, duket se në qytetin e Bengasit, zemrës së manifestimeve ku janë numëruar rreth 300 viktima, ka ndërruar krah, duke kaluar në mbështetje të protestave.
Sipas burmeve mjekësore nga vendi afrikano-verior, disa njësi të ushtrisë, të zhvendosura në Bengasi për të rivendosur rendin, kanë kaluar në anën tjetër, duke u bashkuar me protestuesit. Burimet spitalore pohojnë për mediat ndërkombëtare se dhjetra ushtarë janë paraqitur në spitale për të kuruar plagët e marra nga përleshjet me rojet personale të kolonel Gedafit.
Ndërkohë, të tjera burime thonë se qyteti “rebel” është totalisht nën kontrollin e demostruesve dhe se repartet ushtarake besnike të Gedafit janë tërhequr.
Top Channel