Libia, BE: Autoritetet të ndalin dhunën

Bashkimi Europian i kërkon autoriteteve të Libisë ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj protestuesve.

Deklarata është lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

“Bashkimi Europian u kërkon autoriteteve të Libisë ndalimin e menjëhershëm të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve dhe të shqyrtohen mundësitë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha për mediat baronesha Ashton.

Kryediplomatja e BE-së, lidhur me kërcënimet e Libisë se do të ndërpresë bashkëpunimin me Unionin për parandalimin e fluksit të emigrantëve në rast se ky i fundit nuk heq dorë nga mbështetja për revoltat, tha se BE po bën veprimin e duhur e me vullnet të plotë duke kërkuar dhënien fund të dhunës.

Top Channel