Libi, protestat, 285 të vrarë

Burimet mjekësore nga Libia flasin për 285 persona të mbetur të vrarë si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë vetëm në qytetin e Bengasit.

Qindra të tjerë raportohen të plagosur, ndërkohë që mediat opozitare vendase shkruajnë se protesta ka patur edhe në qytetin e Misuratës, i treti për nga madhësia në Libi. Protestuesit në këtë qytet mësohet se kanë mësymur godinën e gazetës Qurina, e përditëshme pranë pushtetit të kolonel Muamar Gedafit.

Ndërkaq, Franca i është bashkangjitur thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar duke kritikuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në vend.  

Protestat në Libi kanë përfshirë thuajse të gjitha zonat në lindje të vendit, ndërkohë që kryeqyteti Tripoli shfaqet disi më i qetë.

Top Channel