Inter i afrohet Milanit

20/02/2011 08:00

Interi fiton minimalisht me Kaljarin 1-0 në San Siro, por mjaftueshëm për të trembur kuqezinjtë e Milanit që i kanë tashmë vetëm 2 pikë larg.

Që në minutën e 7-të zikaltrit e Leonardos kalojnë në avantazh me një gol që për nga mënyra lë hapsira diskutimi e debate, por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt. Ashtu si në të gjitha këto ndeshjet e fundit Interi luan mirë në 45 minutat e para duke ushtruar presion ndaj kundërshtarit në kërkim të maksimumit, por pjesa e dytë si edhe në ndeshjet e shkuara, kampionët e Italisë vihen nën presionin e skuadrës së Donadonit e cila kalon në sulm, tërheq mbrapa Interin, por që nuk arrin të bëjë asgjë më shumë se kaq, pasi gjithçka përfundon në 1-0.

Tashmë i mbetet gjithcka në dorë Milanit për të çuar sërish në 5 pikë diferencën, në përballjen e sotme me Kievon.

 

Top Channel