Estoni, digjet jetimorja, 10 viktima

20/02/2011 20:55

Të paktën dhjetë fëmijë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një jetimore në Estoni.

Lajmi njoftohet nga mediat ruse sipas të cilave ndërtesa ka marrë flakë në qytetin e Hapslut, në perëndim të vendit dhe në momentin e flakëve brenda saj ndodheshin 31 fëmijë.  

Pjesa më e madhe e viktimave është shkaktuar si pasojë e shembjes së ndërtesës që datonte që nga vitet 1950.

Nuk dihen shkaqet e flakëve, ndërkohë që autoritetet estoneze njoftuan mbajtjen e një ditë zie në nderim të viktimave.

Top Channel