Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
Egjipti përpiqet t’i rikthehet normalitetit pas trazirave disa ditore që cuan në largimin nga pushteti të ish-presidentit Hosni Mubarak.
Në vend, mëngjesin e sotëm janë rihapur të gjitha zonat turistike e arkeologjike, përfshirë piramidat, muzeun e Luksorit dhe muzeun e Asuanit.
Lajmi njoftohet nga Ministri i Antikitetit, Haues i cili sqaron se të gjitha pikat turistike mbikqyren rreptësisht nga policia turistike.
Përvec pikave turistike janë rihapur edhe sportelet bankare pas një jave stop, ku janë vërejtur radhë të gjata klientësh. Gjithashtu ka rinisur aktivitetin sektori shtetëror i industrisë tekstile edhe ky i ndërprerë javën e shkuar.
Top Channel