Zvicër, gjenden fondet e Mubarak

19/02/2011 21:15

Fondet prej dhjetra milionë frangash që i përkasin ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe personave të rrethit të tij janë gjetur në Zvicër dhe janë bllokuar.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ATS.

Më 11 shkurt, menjëherë pas dorëheqjes së Mubarak, qeveria zvicerane kishte vendosur të bllokonte me efekt të menjëhershëm të ardhurat e ish presidentit dhe rrethit të tij në Zvicër.

Top Channel