Vlorë, digjet makina e gazetarit
19/02/2011 11:00
Makina e një gazetari të njohur është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Burime policore lokale njoftojnë se automjeti i reporterit Genti Bellaj ka marrë flakë rreth orës 05:30.
Nga hetimet paraprake, saktësojnë burimet, ka rezultuar se makinës i është vënë qëllimisht flaka për shkak të detyrës së Bellajt.
Ato shtojnë më tej se po punohet për identifikimin e autorëve të këtij akti intimidimi në dëm të gazetarit.
Top Channel