Vala e protestave përfshin Kuvajtin

19/02/2011 12:30

Vala e protestave që ka përfshirë së fundmi Lindjen e Mesme ka prekur edhe Kuvajtin.

Demonstrues beduinë, që kërkojnë kombësinë, janë përfshirë në një demonstratë ku mbeten të plagosur të paktën 30 vetë.

Ndërsa në Libi, sipas Human Rights Watch, gjatë protestave të fundit kanë humbur jetën 84 vetë.

Pjesa kryesore e fatkeqësive kanë ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, në Benghazi, ku 35 trupa ndodhen vetëm në morgun e një spitali dytësor. Ndërsa 15 viktima të tjera janë konfirmuar në qytetin e tretë më të madh, Al-Bajda.

Policia ka qëlluar mbi turmat me plumba të vërtetë, disa herë pa paralajmërim dhe pa lëshuar më parë gaz lotjsellës apo plumba gome.

Libia drejtohet prej 42 vitesh nga koloneli Muammar Gaddafi, i cili ka hequr dritat dhe ndaluar aksesin në rrjetet shoqërore e kanalet televizive “armiqësore” në zonat e prekura nga lëvizjet anti-qeveritare.

Top Channel