SHBA, veto rezolutës anti-Izrael

19/02/2011 00:50

Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për të rrëzuar një rezolutë që dënonte vazhdimin e ndërtimeve hebraike në territoret palestineze e në Jeruzalemin Lindor.

Rezoluta u paraqit në Këshillin e Sigurimit nga një grup vendesh arabe kërkonte dënimin dhe ndaljen e ndërtimeve kolone prej Izraelit. Ajo mori 14 vota pro nga anëtarët e tjerë të KS-së, por nuk kaloi pas refuzimit të Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pas vetos së Uashingtonit në KS për rezolutën që dënonte ndërtimet hebraike, Autoriteti Palestinez kërcënoi se mund të rishikojë politikat negociuese me Izraelin. Për palestinezët, vetoja e Shteteve të Bashkuara është një hap që godet besueshmërin e administratës amerikane.

Ndërkohë, pas votimit në Këshillin e Sigurimit, Izraeli bëri apel për rinisjen e bisedimeve me autoritetet palestineze.

Top Channel