SHBA për Italinë: Vend i dobët dhe pa peshë

19/02/2011 13:35

Wikileaks botoi sot një dokument të ambasadorit amerikan në Romë, që i drejtohet Uashingtonit, duke e cilësuar Italinë si një vend “të dobët dhe pa rol në skenën ndërkombëtare”.

Njëkohësisht, në të njëjtin dokument, shkruhej se pavarësisht se Berlusconi nuk po bën asgjë për italianët, ai duhet mbrojtur pasi është një përkrahës i interesave amerikane.

”Rënia e ngadaltë, por e vazhdueshme ekonomike e Italisë e ka kompromentuar aftësinë e saj për të luajtur një rol në skenën ndërkombëtare”, shkruante ambasadori Ronald Spogli, në raportin e tij për Uashingtonin.

”Lidershipi italian nuk ka një vizion strategjik. Institucionet italiane nuk janë ende të zhvilluara ashtu siç duhet të ishin në një vend modern të Europës.

Berlusconi, me gafat e tij të famshme, ka ofenduar çdo kategori të qytetarëve italianë dhe çdo lider europian. Vullneti i tij për të vendosur interesat personale përpara interesave shtetërore ka dëmtuar rëndë reputacionin e Italisë në botë.

Megjithatë, Berlusconi është një alet i rëndësishëm dhe një përkrah i interesat amerikane, prandaj presidenti Obama duhet sugjeruar që t’a mbështesë gjatë mbledhjes së G8-s në Akuila”.

Mbledhja u realizua gjatë vitit 2010 dhe në të, presidenti amerikan mbajti një qëndrim miqësore ndaj Kryeministrit Italian.

Top Channel