Meta: Fitore më 8 maj

19/02/2011 19:40

Nga Gjirokastra Ilir Meta shprehu bindje për fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet e 8 majit. Tirana tha ai do t’i japë përgjigjen e merituar udhëheqjes socialistë, që mu në zemër të kryeqytetit po instalojnë politikën e rrugës.

“Unë jam i bindur se zgjedhjet e 8 majit do të tregojnë vlerat, mbështetjen që LSI ka në Shqipëri, e në radhë të parë në kryeqytet. Në një kohë kur shohim se si politika e rrugës, politika e dhunës, kërkon të afirmohet pikërisht në qendër të Tiranës. Prandaj Tirana do t’ia japë përgjigjen e parë kësaj politike që është kundër interesave të kombit tonë”, është shprehur Meta.

Ndërkohë PS-ja në reagimin e saj ka deklaruar se Meta ka vlerë vetëm bllokun e korrupsionit.

“LSI qendron e vendosur në rrugën e saj tha Meta, por për cilat vlera e kishte fjalën, mos vallë për 700 mijë eurot e fituara në pesë minuta, apo aksionet e fituara nga partia-biznes”, tha anëtarja e kryesisë së PS-së, Megi Ajtyresa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA