Marok, protestë në Tangeri

19/02/2011 18:55

Manifestuesit në Tangeri, në Marok, kanë sulmuar një stacion policie dhe pronat e lidhura me ndërmarrjen franceze Veolia për të protestuar kundër tarifave të shërbimeve të ujit, mbeturinave, energjisë dhe transportit.

Lajmin e ka bërë të ditur krahu marokian i organizatës Attac.

Protesta duket se nuk ka lidhje me atë të nesërme të organizuar nga “Lëvizja 20 shkurti për luftimin”, e cila kërkon reforma kushtetuese për të pakësuar fuqitë e mbretit Mohammed VI dhe një drejtësi më të pavarur.

Top Channel