Libi, numri i viktimave rritet në 84

19/02/2011 09:15

Numri i viktimave të tre ditëve të protestave në Libi është rritur në 84 persona, lajmëroi në mëngjes organizata “Human Rights Watch”.

Pjesa kryesore e fatkeqësive kanë ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, në Benghazi, ku 35 trupa ndodhen vetëm në një morgun e një spitali dytësor.

15 viktima të tjera janë konfikuar në qytetin e tretë më të madh, Al-Bajda. Policia ka qëlluar mbi turmat me plumba të vërtetë, disa herë pa paralajmërim dhe pa lëshuar më parë gaz lotjsellës apo gjuajtje me plumba gome.

Libia drejtohet prej 42 vitesh nga gjenerali Muammar Gaddafi, i cili ka hequr dritat dhe ndaluar aksesin në rrjetet shoqërore e kanalet televizive “armiqësore”, në zonat e prekura nga lëvizjet anti-qeveritare.

Top Channel